Bajraktari pajtohet me epidemiologun suedez kundër karantinimit
Profesori i mjekësisë interne në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Hasan Prishtina, Gani Bajraktari po pajtohet me konstatimin e epidemiologut suedez, i cili është shprehur kundër masave të karantinimit të qyteteve dhe mbylljes së kufijve, transmeton Mediafokus.info.
Ja reagimi i plotë i Bajraktarit, në llogarinë e tij në Facebook:
A DUHET TË RRIJMË NË SHTËPI?
Anders Tegnell, kryepidemiologu suedez asnjëherë nuk ka rekomanduar #StayHome (#RriNêShtëpi)! Mendimin e tij po e respekton shteti suedez, i cili në rrafshin atatgjatë, si duket do ta kalojë më së miri!
Ai me kompetencë pohon se:
– COVID-19 nuk eshte nje semundje qe mund te ndalet ose te zhduket, se paku derisa te prodhohet vaksina
– Mbyllja, karantinimi, mbyllja e kufinjeve nuk ka asnjë bazë shkencore
– Mbajtja e distancës ndërmjet njerëzve, e arsyeshme
Personalisht mendoj njēlloj me Tegnell:
#DistancimSocial
#HigjienëPersonale
#EdukimShëndetësor
#TëVazhdojëPunaDheJeta
/Mediafokus.info/

