Banorët e “Karadakut” e zgjidhin problemin me energjinë

Banorët e rrugës “Karadaku” në Zhegër, sot e tutje nuk do të kenë probleme sa i përket furnizimit stabil me energji elektrike. Pas një pune intensive të ekipit të KEDS-it nga Gjilani, u arrit të përfundohet dhe lëshohet në punë trafostacioni aq i nevojshëm në këtë pjesë të Zhegrës.

Shemsedin Elezi, këshilltar komunal nga ky lokalitet e ka pasqyruar këtë moment në profilin e tij digjital:

Sot, pas një pune intensive të ekipit profesional të KEDS-it nga Gjilani, u lëshua në punë trafostacioni aq i nevojshëm në rrugën “Karadaku”. U vërejt menjëherë efekti dhe dallimi nga e kaluara, me çka edhe gëzimi i përbashkët.
Mbeti për nesër edhe finalizimi i daljes së tretë që përfshinë shtëpitë e fundit të kësaj rruge, ku edhe sot sipas matjeve u vërejt një rritje e fuqisë për 50 volt.

Dhe për të qenë gjithçka perfekt, shumë shpejt do të përmirësohet rrjeti për këtë pjesë, e cila ende ka shtylla të drurit dhe sistemin njëfazor të rrymës, ka përfunduar Elezi, duke i uruar banorët dhe duke i falënderuar njëkohësisht punëtorët e KEDS-it për përfundimin e kësaj pune në afat rekord.