Hyseni: Zgjedhjet e 6 tetorit nuk kanë dhënë fitues absolut

Profesori universitar, Flamur Hyseni thotë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, nuk ka dhënë fitues absolut, por të parë, dytë, tretë, etj.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008), në nenin 66, paragrafi 3, e përacakton saktë se cilat veprime duhet të ndërmerren për konstituimin e Kuvendit. Kjo ka ndodhë, thotë Hyseni, me faktin që seanca e parë është ftuar për datën 26 dhjetor.

Tutje, ai i shpjegon procedurat si duhet të veprohet, sipas Kushtetutës.

Kuvendi (Legjislatura 7) duhet të themelohet dhe është obligim kushtetues, i secilit deputet (grup parlamentar).

Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të reja, sepse duhet të themelohet Kuvendi dhe pastaj mund të flitet për zgjedhje tjera.

Që të themelohet Kuvendi, as pak nuk është kushtëzim i shumicës paralamentare.

Në këtë fazë, duhet të zgjedhen të gjithë trupat drejtues të Kuvendit (populli nuk ka votua kush me kënd duhet të lidhë koalicion, por ka zgjedhë përfaqësues – deputetë të cilët kanë të drejtë me krijua shumicë parlamentare dhe me zgjedhë degën ekzekutive – qeverinë), kryetarin dhe 5 nënkryetarët e Kuvendit (Kushtetuta, neni 67, parag.1).

Pozita e kryetarit të Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe duhet të votohet nga shumica e deputetëve (Kushtetuta, neni 67, paragrafi 2).

Pas këtyre veprimeve që duhet të bëhen më 26 dhjetor 2019, vazhdon faza tjetër që ka fillua shumë para kohe, që nga 6 tetori 2019.

Pastaj, veprimi i dytë është kjo faza e parakohshme, që të zbatohet Kushtetuta, neni 95 (Zgjedhja e Qeverisë).

Kjo vjen në shprehje vetëm atëherë kur dëshmohet se ka shumicë parlamentare (në opinion njihet si koalicion qeveritar), përfundon profesori Flamur Hysnei, njohës i mirë i Kushtetutës dhe i procedurave kushteuese.