Bariu vret gruan për motive xhelozie dhe pastaj vetëvritet

Një krim në familje, siç mësohet, ka ndodhur për arsye xhelozie. Qemal Bici 56 vjec vrau gruan e tij, Menturie Bici 53 vjece dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në një pemë.

Dyshohet se krimi u kry për motive xhelozie, pasi burri dyshonte se gruaja e tradhtonte.

Gruaja 53-vjecare, vite më parë kishte bërë edhe një denoncim për dhunë nga bashkëshorti.

Çifti nga Librazhdi kishte 4 fëmijë, ndërsa ka qenë djali i tyre 20-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen. (Foto arkiv)