Bashkëshorti dhe vëllai ushtrojnë dhunë ndaj një gruaje në Viti

Në Viti, Policia e Kosovës ka raportuar se bashkëshorti dhe vëllai kanë ushtruar dhunë ndaj gruas-motrës. Rasti është raportuar më 26.10.2026 rreth orës 19:00.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.