Bashkëshorti i Vjosa Osmanit në listën e donatorëve të VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportin financiar për Lëvizjen Vetëvendosje, për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit.

Në listën e kontributdhënësve për fushatën e subjektit politik që udhëhiqet nga Albin Kurti, figuron edhe emrin i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili mban pozitë zyrtare.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ka dhënë hiq më pak se 1 mijë e 680 euro për fushatën e VV-së, me datë 10 shkurt të 2021.

Përveç Sadriut, në listën e kontributdhënësve për VV-në janë edhe zyrtarë tjerë të lartë të kësaj partie.

Këto mjete LVV-ja i ka deklaruar me 30 mars 2021.

Këtu mund ta gjeni listën e plotë