Bashkëshortja i dedikon këngë për ditëlindje Lutfi Hazirit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot feston ditëlindjen e 52-të. Bashkëshortja e tij, Mika Haziri, e ka uruar me një këngë live në T7
Mika ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit, #Gjesi në T7, ku ka folur për këngën e saj të fundit, të cilën e ka lansuar pikërisht për ditëlindjen e bashkëshortit.
Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj i kishte kërkuar që moti t`i dedikojë një këngë.
Këtë këngë, Mika e ka kënduar edhe live në emisionin #Gjesi.

