‘Bashkimi 1941’ synon ligën e dytë
Klubi futbollistik më i vjetër i komunës së Gjilanit, “Bashkimi 1941”, edhe pse në kushte pandemie, sezonin vjeshtor e përfundoi me suksese modeste.
Sot, klubi mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi kryetarin e ri, Ramadan Ahmeti.
Ahmeti pasi u falenderua për besimin e dhënë, tha se këtë vit për shkak të pandemisë kemi pasur vështirësi në realizimin e objektivave, megjithatë jemi angazhuar maksimalisht dhe kemi pasur rezultate të mira.
‘Pandemia do të ndikojë edhe në fillimin e mbarë të sezonit pranveror, por shpresoj shumë se nga sezoni vjeshtor i vitit të ardhshëm do të angazhohem maksimalisht që klubin “Bashkimi 1941” ta ngrisë në ligën e dytë’, ka thënë Ahmeti.
Më pas Ramadan Ahmeti para delegatëve paraqiti një historik të shkurtër të klubit, ku ndër të tjera tha se “Bashkimi 1941” është klubi më i vjetër i qytetit, i cili është formuar në vitin 1941 dhe ka funksionuar deri në vitin 1944.
Më vonë, ne, gjegjësisht unë e kam riaktivizuar dhe në vitet e 50-ta deri në të 60–ta kemi pasur suksese të lakmueshme, ka thënë ai.
Klubi “Bashkimi 1941” ka qenë ndër klubet më të mira të qytetit për nga cilësia e lojës.
Mirëpo viteve të fundit në mungesë të mjeteve materiale, interesimit jo të mjaftueshëm të gjithë akterëve të klubit, diciplinës e faktorëve tjerë, klubi ka pësuar rënie.
Mirëpo, tani mendojmë se do ta ngrisim nivelin e lojës, cilësinë e lojtarëve, ushtrimet, ndihmës nga komuna e donatorët. Kështu shpresojmë se klubin do ta ngrisim në nivelin e duhur.
Më pas kryetari i ri, Ramadan Ahmeti falenderoi komunën, Drejtorinë e Kulturës e posaçërisht koordinatorin e sportit Armend Misinin, i cili është angazhuar shumë dhe ka ndihmuar klubin me të gjitha mundësitë që i ka pasur.
Koordinatori i Sportit Armend Misini premtoi se Komuna e Gjilanit, Drejtoria e Sportit dhe ai personalisht do ta ndihmojnë klubin me të gjitha mundësitë që i kanë.
Edhe Shemsedin Abazi ish-bashkëlojtar i Ahmetit, lojtar i njohur dhe golashënuesi më i mirë i qytetit të Gjilanit i uroi postin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme./Genc Tafili/Mediafokus.info

