Enea Koliçi firmos deri më 2023 me Gjilanin
Fubollisti i Gjilanit, Enea Koliçi, firmos deri më 2023 me klubin, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të zgjasë marrëveshjen e bashkëpunimit me Enea Koliçin edhe për dy edicione të radhës. Klubi e falënderon Enean për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftim./mediafokus.info/