Bashkimi i Koretinit arrin marrëveshje me trajnerin Faruk Statovci
Klubi i Futbollit Bashkimi nga Koretini, që garon në Ligën e Dytë, ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur kosovar, Faruk Statovci.
Siç njofton faqja zyrtare e klubit, Statovci si punëtor i dalluar sportiv ,ka qenë lojtar në klube të mirënjohura futbollistike në Kosovë dhe jashtë saj.
“Ne vazhdojmë me punë drejt synimeve për rikthimin në Ligën e Parë. Ditëve në vazhdim na presin befasi të këndshme, me zyrtarizime të reja!”, thuhet në njoftimin e Bashkimit të Koretinit./MediaFokus/

