Besojeni dietologen edhe kur ju flet për ‘gjemb ariu’, kjo bimë ju shpëton nga problemet në veshka

Dr Anila Kalleshi-dietologe klinike

Po të mos ishte çaji nga fletët “gjemb ariu”, një nga poetët më të mëdhenj në botë do të kishte vdekur nga një inflamacion i thjeshtë i traktit urinar.

Johann Wolfgang Goethe pothuajse vdiq në vitin 1805, kur vuante nga një infeksion i rëndë urinar. I ishte përhapur në veshka dhe i kishe filluar urosepsa.

Goethe atëherë ishte 56-vjeçar dhe miqtë e tij e dërguan te një sharlatan, sepse mjekët nuk kanë mundur t’i ndihmonin. Ai sharlatani i ka dhënë të pinte çaj uvini, përkatësisht ‘gjemb ariu’.

Me veprimin diuretik dhe antiseptik fletët e kësaj bime i nxjerrin jashtë bakteret nga sistemi urinar. Bashkë me këtë çaj duhet të pihen mjaft lëngje.

Çaji ‘gjemb ariu’ (Arctostaphylos uva-ursi) shëron edhe kapsllëkun, por edhe bronkitin!

Sot kur shkoni te urologu për t’u kontrolluar, shumë lehtë mund të ndodhë që t’ju rekomandojë pikërisht këtë çaj kundër infeksioneve urinare.

Mirëpo, kjo bimë, pos që përdoret për shërimin e semundjeve dhe infeksioneve të veshkave, fshikezes dhe kanaleve urinare, përdoret edhe te eliminimi i simptomave të kapsllëkut.

Eshtë efikas edhe kundër bronkitit. Brenda një dite bën të pihen vetëm tre filxhanë çaj, madje në vazhdimësi prej tri javësh.