Betejën me virusin e humb edhe një i ri nga Vitia

Edhe një i ri e ka humbur sot pasdite betejën me virusin Covid-19, raporton Mediafokus.

Lajmin për vdekjen e Besir Rexhepit nga Mogilla e Vitisë e ka dhënë vëllai i tij, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkure pas namazit të drekës.

Besiri ishte prind i një vajze.

“Me dhimbje te madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftoj se nga pasojat e virusit COVID-19 ka ndërruar jetë vllai Besiri. Vorrimi bëhet nesër më: 08.09.2021 pas namazit të Drekës! Allahu e shpërbleft me Xhehnet!”, ka shkruar ai.