Funksionalizohen edhe 23 nën-shtabe të LDK-së në Gjilan, entuziazëm e mobilizim i jashtëzakonshëm në përkrahje ndaj Lutfi Hazirit

Janë funksionalizuar edhe 23 nënshtabe të LDK-së në Gjilan, përkatësisht në Iliria, Kodra e Dëshmorëve, Rruga e Ferizajt, Arbëria, Dardania I, Dardania II, Rruga e Prishtinës, Deremahallë, Zabel, Kmetoc, Dobërqan, Përlepnicë, Blinicë, Pogragjë, Llovcë, Kishnapole, Ponesh, Brecalc, Livoq i Epërm, Qendra, 2 Korriku, Dheu i Bardhë e Baja.

Edhe gjatë takimeve të sotme është parë entuziazëm e mobilizim i jashtëzakonshëm në përkrahje të kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës prej 38 kandidatëve për këshilltarë komunal të Gjilanit.

Gjatë qindra takimeve në terren, qytetarët kanë vendosur që t’ia vazhdojnë mandatin kryetarit, Lutfi Haziri, fitorja e të cilit do të konfirmohet në formë plebishitare më 17 tetor.

Mijëra aktivistë e veprimtarë të LDK-së në Gjilan, të cilët janë aktivizuar tashmë, do t’i vazhdojnë takimet derë më derë, duke respektuar rregullat kundër përhapjes së COVID-19.