Bie besueshmëria te presidenti, qytetarët të kënaqur me punën e Kurtit dhe Osmanit

Anketa e Pulsit Publik të UNDP për muajin prill tregon se qytetarët e Kosovës e kanë kthyer beimin në institucione, skruan Mediafokus.info.

Sipas kësaj ankete, nivelet e kënaqshmërisë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010.

Rezultat e anketës theksojnë se 60.7% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 65.4 për qind me punën e kryeministrit.

Por, kënaqshmëria me kryetaren e Kuvendit ka arritur në nivel record prej 72.4%, derisa, sipas anketës së UNDP,  kënaqshmëria e qytetarëve ka rënë sa i përket punës së Presidentin me 18.7%.

Sipas gjetjeve të anketës 33.6% e qytetarëve do të ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike. /Mediafokus.info/