Bislimi e Nagavci nuk u takuan me kryetarin e Preshevës, u reagon Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Kurti i vendosi Serbisë reciprocitet, kurse Medvegjës e Shqiprim Arifit reciprocitet inati.

Ai këto deklarata i ka bërë pas vizitës së sotme të Nagavcit e Bislimit në Preshevë dhe Bërnabiqit në Kosovë.

“Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare. Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit! Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!”, shkruan ai.