Boksieri Erzen Rrustemi uron motrën për mandatin e dytë të deputetes në Zvicër: Na bëre krenarë

Kosa Fetahu Rrusetmi nga Zhegra e Gjilanit është zgjedhur për herë të dytë deputete kantonale në Zvicër, atje ku jeton. Atë e ka uruar vëllai i saj, bokseri Erzen Rrusetmi, kampion i botës në WBF.

‘Ti sërish dëshmove se në një shtet si Zvicra ku jetojmë, punojmë e veprojmë prej kohësh, ke një vlerë dhe besim të lartë qytetar…’, ka shkruar mes tjerash Rrustemi.

‘Urime mandati i dytë katër vjeçar si deputete Komunale Motra ime e dashur!

Ti sërish dëshmove se në një shtet si Zvicra ku jetojmë, punojmë e veprojmë prej kohësh, ke një vlerë dhe besim të lartë qytetar e kjo u dëshmua edhe në këto zgjedhje, ku Ti, bindshëm dole e para, si deputete komunale.

Na gëzove pa masë e na bëre krenarë, jo vetëm neve si familje, por dhe ata e ato që të votuan edhe për një mandat të dytë.

I bindur se do t’i përfaqësosh denjësisht, madje më fuqishëm se në manadatin e parë, të dëshiroj shëndet, jetë e shumë suksese në karrierën tënde politike e profesionale.

Familja Rrustemi në Zvicër, Kosovë e gjetiu nëpër Europë, me të drejtë mburret me ty… (Erzeni).