Patëllxhani i zi shkatërron qelizat e melanomës në pak minuta

Ekstrakti i patëllxhanit të zi shkatërron qelizat e melanomës në pak minuta. Këto jane të dhënat e studimeve më të fundit, thotë dr Anila Kalleshi, dietologe klinike.

Patëllxhani nuk njihet zakonisht si një super ushqim – por studimet e bëra na bëjnë të ditur se duhet të vlerësohet si super ushqim.

Patëllxhani përmban një përbërës unik të quajtur solamargin, të cilin studiuesit treguan se ky përbërës vret mbi 50% të qelizave të melanomës në vetëm 30 minuta.

Gjithashtu, eliminon aftësinë e melanomave për tu përhapur me mbi 90% pas vetëm dy orësh.

Një veprim i tillë i shpejtë nga komponimet natyrore kundër kancerit është thjesht e padëgjuar.

Shtrohet pyetja a do të funksionojë tek njerëzit?

Ka ende shumë kërkime për t’u bërë. Por një studim i fundit nga India tregoi se njerëzit që hanin patëllxhan çdo ditë kishin rrezik prej 66% më pak nga kanceri i mushkërive.

Kjo është arsyeja e mjaftueshme për të hedhur më shumë patëllxhan gjate vakteve këtë sezonë!

Përtej luftimit të kancerit, një studim klinik tek njerëzit zbuloi se konsumi ditor i një infuzioni me ujë të nxehtë (i bërë me 12 gram patellxhan , i barabartë me 100 gram të freskët, uli ndjeshëm nivelet e kolesterolit, LDL-kolesterolit dhe apolipoproteineve b.

Patëllxhani është i shkëlqyeshëm në vaj ulliri, të përzier me xhinxher pluhur, thotë dietologia klinike, Kalleshi./mediafokus.info