“Bomani hallall” – Mulla Osmani përshëndetet me xhematin dhe i futet politikës (Video)
Një jetë të tërë i shërbeu fesë, duke qenë edhe imam xhamie, por tani që po i afrohet pensionimit, ka vendosur të hyjë në politikë.
Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica, është përshëndetur me xhematin e tij, pasi tashmë është zyrtarizuar si kandidat i VV-së për deputet.
Mulla Osmani ka pasur një fjalim emocional, duke ia kërkuar “hallallin” xhematit të tij.

