Bombola e gazit shpërtheu në bodrumin e shtëpisë, 14 persona pësojnë lëndime
Shpërthimi i një bombole të gasit në Kçiq, ka lënë të lënduar 14 persona. Rasti është cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Në raport e policisë thuhet se shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Kçiq i Madh, Mitrovicë Jugu / 13.01.2024 – 16:35. Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.” (foto ilustrim)

