Brenda një jave janë ndaluar 9 persona në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 11 – 17 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej 37 kallëzime penale, ndaj 46 personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- 34 aktakuza, ndaj 40 personave
- 38 aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime)
- 44 kërkesa të ndryshme drejtuar policisë
- 7 ankesa
- 9 persona të ndaluar
- 5 kërkesa për masa të sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj 9 personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar 28 persona, thuhet në njoftim.
