Breshër i madh bie në Drenas

Një breshër i madh ka rënë sot në Drenas.  Sinjalizuesit kanë dërguar foto dhe video ku shihet se breshëri ka qenë kokërrmadh dhe ka mbuluar sipërfaqet e tokës.

Sipas pamjeve duket se kokrrat e breshërit që kanë rënë në Drenas kanë qenë të mëdha, por që deri më tani nuk dihet ende nëse këto të reshura kanë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

Përndryshe, këto ditë Kosova ka qenë e përfshirë nga një i nxehtë afrikan.

Në fotot dhe videon në vijim mund të shihni breshërinë që ka rënë në Drenas./sinjali/