Pse dietologët këshillojnë të konsumoni më shumë sardele?

Ky peshk në dukje i vogël, përmban disa përfitime të mëdha shëndetësore, duke rivalizuar edhe peshqit e tjerë si për shembull salmoni.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se pse ky peshk është kaq i mirë për shëndetin dhe rekomandohet kaq shumë nga dietologët.

Janë një burim i shkëlqyeshëm i Omega-3

Sardelet janë një tjetër burim i shkëlqyeshëm dhe i nënvlerësuar i omega-3, thonë dietologët.

Yndyrnat omega-3 janë përgjegjëse për uljen e niveleve të triglicerideve në gjak, një veprim që kontribuon në parandalimin e arteriosklerozës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që prekin zemrën dhe arteriet.

Sardelet kanë sasi të larta të vitaminës B12

Sardelet janë gjithashtu jashtëzakonisht të larta në vitaminë B12.

Vitamina B12 luan një rol të madh në ruajtjen e funksionit nervor të trupit tuaj dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Ju mund të siguroni rreth 555% të vlerës tuaj ditore me një racion sardelesh.

Kockat e tyre përmbajnë kalcium

Kockat e sardeleve janë plotësisht të ngrënshme, prandaj ky peshk është një burim i mirë kalciumit.

Një kuti sardelesh përmban rreth 44% të vlerës ditore të rekomanduar të kalciumit.

Ato përmbajnë sasi të ulta Mërkuri

Mërkuri është një përbërje helmuese e ngulitur në zinxhirin ushqimor të peshkut.

Krahasuar me të gjitha prodhimet e detit, sardelet përmbajnë nivelet më të ulëta të mërkurit.

Sardelet janë ekonomike dhe mund të qëndrojnë gjatë në raft

Një nga gjërat më të mira në lidhje me sardelet është se ato janë shumë të lira.

Plus, sardelet e konservuara mund të ruhen për një kohë më të gjatë dhe mund t’i konsumoni kur të dëshironi.

Sidoqoftë, kur blini sardele, lexoni me kujdes etiketën e ushqimit për të kontrolluar përmbajtjen e natriumit. Sasitë e larta të natriumit janë të dëmshme për organizmin.

Përmbajnë shumë proteina

Peshku është i mbushur me proteina dhe sardelet nuk bëjnë përjashtim.

Një kanaçe ka gati 23 gram, kështu që ju mund të mbështeteni te ky peshk i vogël për të plotësouar nevojën ditore për proteina.