Buka më e mirë – buka integrale?

Dr Anila Kalleshi-dietologe klinike

Bukë pa gluten, Bukë me elb, Bukë me thekër? Cila prej tyre është më e mira për shëndetin tuaj?

Buka integrale nuk irriton zorrët dhe e mbush më shpejt stomakun duke dhënë ndjesinë e ngopjes. Në përbërjen e saj nuk ka vetëm vlera ushqyese dhe energjike, por ka shije, është e pazëvendësueshme, i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes.

Buka integrale sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja’ natyrale është më e mira për njerëzit që kujdesen për shëndetin. Duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes. Zgjidhja më e mirë për çdo konsumator është buka integrale, ajo e bërë me 100 përqind drithëra të plotë.

Megjithatë, nëse në paketim shkruhet “grurë”, “kaq sasi gruri të plotë” apo “shumëdrithësh”, atëherë me siguri po bleni thjesht një bukë të bardhë, paksa të ngjyrosur. Drithërat e papërpunuara, pra drithërat e plota, e përmbajnë natyrale vitaminën B si edhe proteinat. Këto garantojnë një paraqitje shumë më rinore të lëkurës por edhe të flokëve.

Buka me shumë drithëra – Ajo që duhet të dini është se buka shumëdrithëshe dallon nga buka me 100% drithëra të plota, për faktin e vetëm që në pregatitjen e saj janë përdorur disa lloj drithërash, por jo drithëra të plota, pra të papërpunuar. Drithërat e përdorur janë të zhveshur nga fibra dhe përbërësit natyralë. Në shumicën e rasteve kjo bukë përmban miell gruri dhe miell elbi.

Ndërkohë buka integrale përmban fibrën e jashtme të grurit (krunde). Thelbin lëndë ushqyese të pasur (embrionin) dhe shtresen e mesme të dendur në karbohidrate. Francezët i thonë bukës ‘lamtumirë’. Franca njihet si vendlindja e “bagetës” asaj bukës gjatoshe aq të shijshme sa mund ta hash thatë.