Burra e gra përfshihen në rrahje mes dy familjeve shkaku i një prone
Shtatë burra e gra janë përfshirë në një rrahje mes dy familjeve, shkaku i një prone dhe disa prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Dragash 07.08.2021 – 06:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishin përfshi në rrahje, ku përveç tyre në rrahje janë përfshirë dy familje. Në rrahje kanë qenë të përfshirë nga dy familjet shtatë te dyshuar meshkuj dhe femra ku disa prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Dragash. Me vendim të prokurorit dy nga te dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

