E djeg qëllimisht veturën familjare
Një person në Pejë është arrestuar për ‘asgjësim ose dëmtim të pasurisë’ pasi i ka vënë flakën veturës së familjes.
Pejë 07.08.2021 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se veturës së familjes së tij ia kishte vu zjarrin e cila ishte djegur në tersi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. I dyshuari sipas familjarëve të tij ka probleme shëndetësore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. (foto arkiv)