26-vjeçari që vdiq pasi kërceu nga konvikti është nga Gjilani

Pasditen e sotme një 26-vjeçar nga Gjilani ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje për Express lidhur me rastin në fjalë.

Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rënda kryesisht në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Ka ardhur me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakëderdhje nga veshet hunda dhe goja dhe fraktura te medha. Pra lendimet kane qene vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa./Mediafokus.info/