Haziri: Sot e shënojmë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit
Ditëlindja e Agim Ramadanit sot po shënohet pa asnjë aktivitet, për shkak të pandemisë.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, me një foto të mocme, ka thënë se sot e shënojmë rilindjen e madhe të kolosit të Karadakut.
“Sot, megjithëse në kohë pandemie, ne e shënojnë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit. Kjo rilindje ishte sinonim i lirisë. Ai u sakrifikua për të jetuar shqiptarët bashkë, të lirë e të barabartë, pa e cenuar e kërcënuar askë. Lavdi! Foto e 3 majit 2017)”, ka shkruar Haziri, në Facebook.