Burrë e grua arrestohen për lënien e fëmijëve të mitur pa përkujdesje

Dy prindër në Podujevë janë arrestuar për lënien pa përkujdesje të fëmijëve të tyre të mitur, ka njoftuar policia.

Podujevë 14.12.2021 – 13:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.