Burrë e grua shqiptare u gjetën të copëtuar në tri valixhe

Hetuesit italianë zbuluan detaje pas hetimeve për trupat e pajetë të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën sot, 5 vite pasi ishin deklaruar të humbur.

Vajza e tyre, Dorina që ngriti alarmin për zhdukjen e tyre në një emision televiziv në “Rai 3” foli pas telefonatës me të ëmën ku i thoshte se nuk do i përgjigjej më.

Një tjetër detaj, sipas hetuesve ka të bëjë me djalin e çiftit.

Në kohën e zhdukjes së tyre ai u arrestua për vepra të drogës në burgun Sollicciano, pranë të cilit u gjetën trupat e copëtuar të çiftit në tre valixhe.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho jetonin në Shqipëri dhe shkonin shpesh në Toskanë, ku jetonin fëmijët e tyre.

Më 4 tetor 2015 prindërit e tij shkuan në Itali ku kaluan një muaj. Që nga 2 nëntori 2015, kur vajza mori telefonatën nga një numër anonim në të cilin nëna e saj i tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt, u zhdukën të gjitha gjurmët për burrë e grua.

Eshtrat e tyre ishin mbështjellë brenda valixheve me celofan dhe najloni, të lidhura me shirit ngjitës. Kërkimet vazhdojnë për detaje të reja mbi ngjarjen.