Miratohet rezoluta, Trump shumë pranë shkarkimit

Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan që për herë të dytë brenda një mandati katërvjeçar të gjendet fajtor.

Ligjvënësit amerikanë kanë votuar kundër republikanit dhe tashmë, Trump pritet që të shkarkohet pa përfunduar mandatin si president.

Me 231 vota për fajësim, ku dhjetë prej tyre ishin të ligjvënësve republikan dhe 197 vota kundër, Trump gjendet fajtor për nxitje të kaosit në Capitol Hill, transmeton Telegrafi.

Rezoluta e fajësimit akuzon Trumpin me vetëm një pikë, “nxitje të kryengritjes”, për rolin në trazirat vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.

Tash procedimet kalojnë në Senat, dhoma e sipërme e Kongresit, e cila zhvillon gjyqin, raporton cnn.

Sipas Kushtetutës, dy të tretat e senatorëve janë të nevojshëm për të dënuar dhe larguar presidentin.

Ndryshe, shumica e thjeshtë mund të vendosë që mos ta lejojë Trumpin të kandidojnë sërish për zgjedhjet presidenciale amerikane.