Burri ankohet për dhunë nga gruaja

Një burrë në Prishtinë është ankuar për dhunë nga gruaja e tij. Rasti është cilësuar ‘dhunë në familje’ dhe është hapur për trajtim në procedurë të rregullt.

Prishtinë 17.06.2022 – 16:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare po ushtron dhunë ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)