Burri gjendet i vdekur afër shtëpisë

Një person në Sopot të Gjakovës është gjetur pa shenja jete në afërsi të shtëpisë së tij. Rasti po hetohet nga policia.

Fsh. Sopot, Gjakovë  23.10.2021 – 16:50. Është raportuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është gjet afër shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.