“Burri im nuk është racist”, gruaja shqiptare mbron futbollistin turk
Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral, është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të mënyrës se si festoi golin ndaj Austrisë.
Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku, një shqiptare nga Kosova, ka folur për Blick në lidhje me dënimin nga UEFA.
“Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt vajza nga Kosova.
Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.
Kombëtarja e Turqisë nesër do të luajë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga UEFA në lidhje me dënimin.

