Buzëqeshja që nuk u ndal

Izmi Zeka

(Heroinës Hanumshahe Abdullahu-Nushi)

Nuk ishe si të tjerat

As edhe kur pena e plumbi

Të buzëqeshën në luftë.

E le rininë diku tytë më tytë

Se kishe mall për gjysh e stërgjysh

As librat më nuk shiheshin

Ishin grisë bërë copë e hi.

Dallëndyshet nuk këndonin

As nuk fluturonin përmbi dhe

E donin lirinë

Bashkë me ty emri

Që u kthye sërish

Për pak atdhe dhe zot në shtëpi.

E kur këndoje

Atë natë pa mbarim

Dallgët të morën

Kosovës i dhe shkëlqim.

Vetëm pak liri

Atje te malet e Zhegocit

Poema të mbeti në gjysmë

Nora e Kelmendit, motrat Qeriazi

Për pak Kosovë dhe Shqipëri.