Çaji më i mirë për pije dhe për pamje të bukur

Dietologia shqiptare, Diola Dosti dhe ekipi i saj kanë përgatitur një çaj biologjik, i cili ndihmon në zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdha të estetikës, siç është rënia e flokëve. 

“Nëse ka diçka që mund të ndryshojë humorin tuaj, ky është padyshim një filxhan me çaj të ngrohtë.

Por, kjo pije nuk është thjesht pije, por një emocion, që mund t’i japë shpirtit pushim nga monotonia e përditshmërisë.

Aq më tepër kur kjo pije trajtohet nga ekipi ynë, me një formulë të posaçme për një nga problemet më të mëdha të estetikes, siç është rënia e flokëve.

Disa nga benefitet e këtij çaji.

1. Pasuron flokun tuaj me katekinë, e cila ndihmon në reduktimin e dihidrotestosteronit, që është një nga shkaqet kryesore të rënies së flokut.

2. Pas disa studimeve, kemi dalë në konkluzionin se çaji ynë i flokëve, përveçse mund të pihet, mund edhe të shplahet floku me të.

3. Ndihmon në luften kunder rënies së volumit të flokëve dhe zbokthit, i cili shkaktohet nga kimikatet.

4. Prezenca e polifenoleve në çaj ndihmon gjithashtu në rritjen e flokut.

Me pak fjalë, kemi arritur ta bëjmë çajin, jo vetëm një pije të përditshmërisë, por edhe një produkt të domosdoshem të pamjes tonë”./Mediafokus.info