Çdo nënë ka qarë një herë në errësirë

Anila Kalleshi

Çdo nënë ka pasur raste qe ka qare ne errësirë, ka fjetur me flokë të palare ose pa larë dhëmbët apo ka menduar edhe se si do të ishte sikur të kishte përsëri jetën e saj të vjetër.

Ka pire kafen te ftohtë; ka dale nga dushi me nxitim sepse ka degjuar fëmijën duke qarë,ka ngrene cokollate fshehurazi, ka kaluar me shumë kohë duke ndjerë të vjellat e femijes sesa ka duruar, ka menduar se eshte e keputur nga lodhja, ka qene krenare për femijen qe ka sjelle ne jete, ndonjehere ka humbur durimin dhe ka bertitur pastaj eshte ndjere si nëna më e keqe në botë dhe ka deshiruar të mos ishte nënë !

Çdo nene eshte ngritur në mes të natës për të parë nëse foshnja po merr frymë; eshte emocionuar nga buzëqeshja e parë, fjala e parë, gjesti i parë i dashurisë te kthyer në mënyrë reciproke.

Ka filluar te shoh per here te parë merimangat në tavan, ka filluar te fsheh pluhurin nën qilim, ka filluar t’i kerkoj falje me vete te gjitha nenave që i ka gjykuar para se të behej nënë.

Lotët i jane tharre duke shikuar fotot e djalit të saj të porsalindur dhe keshtu koha ka kaluar shumë shpejt…

Ajo shikon me butësi femijen që fle në paqe në krahët e saj dhe ndihet e mbushur plot dashuri.

Të gjitha rrethanat që ne përjetojmë, emocionet që përjetojmë, sukseset dhe dështimet e përditshme – larg përcaktimit nëse jemi një nënë e mirë apo e keqe, janë thjesht prova ose dhurata të vogla apo të mëdha që marrim gjatë udhëtimit tonë dhe që na ndihmojnë vazhdimisht ne proçesin e bërjes së nënave më të mira që mund të arrijmë të jemi.