Çezma e Petigocit, një burim i vjetër uji në qytetin….

Çezmat e mullinjtë kanë qenë shumë të përhapur dikur në komunën e Gjilanit. Kishte fshat me dy-tre mullinj, siç ishin Përlepnica e Cernica, ndërkaq Vërbica e Zhegocit kishte 7 mullinj, shkruan Mediafokus.info.

Mullinjtë në Pidiç, Miresh, Livoç i Epërm dhe Verbicë e Zhegocit janë ndër të rrallët që kanë punuar deri vonë apo ndonjëri prej tyre bluan ende.

Mullinjtë e vetë dikur i kishte edhe qyteti, por sot nuk ekzistojnë më. Një i tillë ishte afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Veç mullinjve, në Gjilan kishte edhe çezma, ku uji sillej nga largësi të mëdha me gypa prej dheu.

Në qytet sot funksionon Çezma e Balecit.

Çezmat më të njohura të qytetit kanë qenë: Çezma e Lilit, Çezma e Okllapëve, Çezma e Agushagëve dhe Çezma e Ilaz Beut e të tjera.

Çezma e Lilit, njihet ndryshe si Çezma e Petigocit.

Këtë çezmë e ka ndërtuar Emin Çaushi nga familja e Dedëve dhe njihet si Çezma e Lilit, ose ndryshe si Çezma e Petigocit.

Çezma është ngritur për nevojat e familjës Dedaj, që kanë qenë pesë shtëpi në fillim e më vonë kjo lagje është rritur.

Ndodhej në anën e djathtë të lumit Mirusha dhe burimin e kishte më në jug-perendim të vendit të rrjedhës, në veri të Kodrës së Dëshmorëve.

Çezma u ruajt edhe gjatë ndërtimit të rrugës Gjilan-Prishtinë, por nuk dihet se si ajo shterroi apo u shkatërrua pas vitit 2000.

Sot, edhe pse dihet vendi, aty nuk rrjedh ujë më.

Ndërkaq, në fshatra ka shumë çezma edhe sot, por më pikantja prej të gjithave mbetet çezma e Sahit Agës në Kufcë të Poshtme. /Mediafokus.info