Çfarë po bënte Biden kur mori vesh se u bë President i SHBA
Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ishte duke kaluar mëngjesin me familjen në shtëpinë në Delaware në momentin që u njoftua për fitoren.
Ishin mediat kryesore amerikane që e dhanë lajmin përmes projeksioneve të tyre të votave në shtetin kyç të Pensilvanisë, që e bënë Biden të kalonte pragun e 270 votave elektorale, të nevojshme për t’u zgjedhur president.

