Në vitin 2007 ishte marrë vendimi të punohet me dyer të hapura

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, diciplinës dhe transparencës në punë si dhe respektimit të kodit të mirësjelljes, në vitin 2007 ishte vendosur që të gjithë zyrtarët komunalë në Gjilan, të punojnë me dyer të hapura.

Urdhëresa vlente edhe për përgjegjësit e drejtorive dhe të sektorëve.

Njëkohësisht, u ishte ndaluar hyrja dhe qëndrimi në ish-vendet e punës të gjithë zyrtarëve komunalë, të cilëve iu kishin ndërprerë kontratat e punës dhe nuk ishin më shërbyes civilë.

Po ashtu, ishte ndaluar edhe përgatitja e ushqimit si dhe zierja e kafesë dhe e çajit nëpër zyra, sikundër edhe organizimi i ndejave brenda hapësirave komunale.

Urdhëresa parashihte edhe masat ndëshkuese ligjore për mosrrespektim të saj, siç është edhe pezullimi, përkatësisht largimi nga vendi i punës./Mediafokus.info