Challandes i emocionuar: Momenti kur mund ta prekim ëndrrën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, para ndeshjes me Maqedoninë, ka dalë në konferënë për media, transmeton Mediafokus.info.

Challandes, përpos tjerash, ka thënë se ka ardhur momenti që skuadra ta prek ëndrrën.

“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekt, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”, ka thënë Challandes./Mediafokus.info/