Chelsea i bën gati 44 milionë funta për Isco

Klubi londinez Chelsea është i gatshëm ta blejë lojtarin e Real Madrid, Isco, në shumë marramendëse prej 44 milionë funta.

Blutë e Londrës tashmë e kanë fituar betejën me FIFA-n dhe morën të drejtën për të bërë merkato nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Mediat britanike shkruajnë se Isco është në planet e trajnerit të Chelseat, Frank Lampard, pasi lojtari i Los Blankos është lënë bankinë nga Zinedine Zidane. /MediaFokus/