Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesë, i dyshuar ish-bashkëshorti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku u gjetën të vrarë burrë e grua, në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.
Sipas mediave italiane, viktimat u zbuluan pasi i kishte telefonuar vajza e gruas, e shqetësuar, pasi që pasdite nuk dëgjonte më të ëmën në celular. Dy viktimat ishin bashkëjetues.
Në shtëpi karabinierët gjetën një armë zjarri dhe një thikë në vendin e tragjedisë dhe dyshohet se është përfshirë një person i tretë.
Të dy viktimat janë identifikuar si Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe (mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, i vrarë me thikë.
“Vrasësi gjendet i vdekur në kompaninë Mira” . Vrasësi i dyshuar mund të jetë ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj.