Çikat e mia vlejnë njëjtë sa djali im!
Nga: Asdren Agushi
Kulturalisht, diskriminimi gjinorë dhe ai i përcaktimit seksual, ndodhë në gjithë botën. Diku më pak e diku tjetër është më i theksuar, apo edhe shumë i theksuar. Problemi qëndron te ligji!
Diskriminimi më i madh që i bëhet gruas, është aspekti ligjor mendoj unë, sepse në momentin e konkurseve për punë e më e dhimbshme se kaq është kushti i pjesëmarrjes në vendime politike siç është parlamenti tek ne që e parasheh të kufizuar rolin e femrës në shoqëri, në vendimmarrje 30%. JO! JO, kjo duhet të hiqet si rregull njëherë e përgjithmonë edhe pikë!
Nuk duhet të ekzistojë një kusht i tillë i pakuptimtë dhe mbi të gjitha jashtëzakonisht diskriminues ndaj femrës.
Ato janë shtylla e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së familjes, shoqërisë dhe mbi të gjitha bota jonë krijuese duke filluar nga nëna.
Ne si vend, shtet e popull historikisht edhe sot po mburremi me çikat, bijat tona duke filluar nga mbretëresha Teutë, nëna Terezë, Majlinda etj.
Hiqeni këtë ligj të pakuptimtë të kuotave gjinore sepse është shumë diskriminues.
Çikat e mija vlejnë njëjtë sa djali im.
Reflektoni institucione!
(Autori është gazetar i RTK-së. Ky opinion jo domosdoshmërisht përfaqëson qëndrimin editorial të RTK-së)

