“Çile gur gojën” – natyra flet me ne, por sa e kuptojnë se?

Natyra komunikon me njeriun për aq sa e kupton. Forma e gojës tek gurët, e veshit, koka e njeriut, ose forma të tjera, kanë domethëniet e tyre, sipas banorëve të zonave ku ndodhen këto monumente natyrore, shkruan Mediafokus.info

Në popull gurët janë sinonim i heshtjes. Njerëzit që nuk flasin, krahasohen me gurët. Është “çile gur gojën…”.

Natyra ka krijuar mrekullitë e veta, ndoshta jo për treguar fuqinë e saj përballë njeriut, por për të “komunikuar” me ta përmes kësaj forme.

Për fat të keq, njeriu, jo gjithmonë tregohet i kujdesshëm ndaj monumenteve të natyrës.

Në regjionin e Gjilanit, gjenden shumë mrekulli të tila që janë mjaft aktraktive për vizitorë.

Të tilla janë Kalaja e Pogragjës, shpella e Resulës, burimi i ujit në Pidiq, liqeni i Përlepnicës, Guri i Shpuem, shpella në Bresalc, Tumat ilire në Llashticë, gurët natyralë artistik në Malishevë dhe vlera të tjera.

Prej këtyre, vetëm shpalla e Bresalcit është zbulim i vonshëm, ndonëse kjo “bukuroshe” rri e fjetur aty prej miliona vtitesh.

Objekt mjaft i lashtë dhe i rëndësishëm në Gjilan, është Kalaja e Pogragjës, e vjetër mbi 15 shekuj.

Objekt me vlerë dhe mjaft interesant është edhe shpella e Resulës, që sipas legjendës, e ka daljen në rrethinat e Kumanovës.

Një atraksion i vërtetë janë edhe burimi në Pidiq, lumi Llapushnica në Pogragjë dhe liqeni i Përlepnicës.

Guri i Shpuar, mbi Përlepnicë, përngjan me një gojë të etur, e cila duket sikur pret të përpijë ujët e liqenit pikë për pikë.

Mrekulli në vete janë edhe gurët natyral artistik në Malishevë, ujërat minerale në Nasalë e Miresh dhe të tjera.

Në të gjitha këto monumente, në një formë ose tjetër, mbizotërojnë gurët, atje ku është liqeni, te kalaja, tumat ilire, në shpella, tek krojet e ujit, tek mullinjtë….

Ata kanë ‘gojë’, por heshtin, ose edhe “flasin” përmes formës së tyre, por sa i kuptojmë ne, është çështje tjetër. /Mediafokus/