Cilësitë e liderëve Hakikat

Shkruan: Xhabir Hamiti

Gratë dhe burrat e ndershem dhe te dinjitetshem, kur ballafqohen me ngaterresa e paqartësi, ulen dhe kuvendojne per te gjetur zgjidhjen me te mire te mundshme.

Lideret politik hakikat, qe udheheqin me popullin , pa frike e pa ngurrim ulen dhe bisedojne, duke e shikuar njeri tjeterin ne sy, per te zgjidhur mosmarrveshjet e tyre si dhe per te gjetur rrugedaljen k me te mire te mundshme, si per veten dhe njeashtu per popullin e vet.

Lideret politik mendjehapur e te ndergjegjshem, qe ne fillim te mandatit te tyre e kuptojne se jane ne sherbim te popullit per kohe te caktuar, pra nuk jane per perhershem, prandaj edhe angazhohen per te bere me te miren e mundshme per kohen qe sherbejne.

Lideret politik, vigjilente e te edukuar, ne kohe te krizave, furtunave e dallgeve perplasese, kerkojne dhe i hulumtojne vetem rruget e unifikimit dhe pajtimit, si forme e vetme per te mbrojtur dhe arritur te miren kolektive.

Burreshtetasit syhapur e me koke racionale, kur vendi dhe populli i tyre janë në zgripcin te rreshqitjes ne humnerë, lene gjithçka personale anash dhe bashkohen e sakrifikohen ne sherbim te vendit dhe atdheut.

Prijësit e vertete te shtetit, angazhohen ne maksimum per të ruajtur popullin nga turbullirat dhe perplasjet, sepse janë te vetedijshem se, ne rast se ato shfaqen, nuk i perfshijne vetem shkaktuesit, por edhe mosshkaktuesit dhe te pafajshmit.

Fuqinë e një shoqerie, e krijon dhe e mbane vetm bashkimi dhe puna e palodheshme per te miren e te gjitheve, si dhe njekohesisht edhe ndalimi nga çdo e lige e cila mund ta godase ate.

Lideret e vertete, te cilet synim te tyre kane me te miren e mundshme per popullin dhe vendin e vet, jane kryesishte te çilter e modest, dhe asnjehere nuk punojne permes sajimit te kurtheve, hipokrizive dhe nderskamcave.

Lideret udheheqes, te hapur nga mendja dhe vigjilenca, qe ne fillim te punes se tyre, e kuptojne se, historia ka vetem dy ane te fletave; te bardhen dhe te zezen, prandaj gjithe veprimin e tyre e orientojne ne drejtim te ngjyes se bardhe dhe jo te zeze!

/mediafokus.info/