Cilët ishin 41 këshilltarët e përbërjes së dytë të Kuvendit?

Përbërja e dytë e Asamblesë komunale në Gjilan kishte 41 anëtarë, për dallim nga përbërja e parë që kishte edhe një numër të këshilltarëve të emëruar nga UNMIK-u, nga radhët e komuniteteve, raporton portali mediafokus.info.

Në zgjedhjet e dyta lokale (2002) LDK-ja arriti t`i sigurojë 24 vende (3 më pak nga përbërja e parë): Lutfi Haziri (që u rizgjodh kryetar), Xhemajl Hyseni (nënkryetar), Lirie Abdurrahmani, Jakup Bajrami, Drita Maliqi, Isah Bunjaku, Hafize Halili, Shukri  Sylejmani, Nazmi Musa, Selvije Shefkiu, Vehbi Salihu, Fehmi Mahmuti, Shpresa Hajdari, Nazim Hajdari, Shefqet Murtezi, Bahrije Veseli, Flamur Mushica, Arben Mehmeti, Arta Rexhepi, Rrahim Bajrami, Enver Bllaca, Emine Robelli, Rushit Avdiu.

Subjekti i dytë politik doli PDK-ja, me 13 këshilltarë (2 më shumë se në përbërjen e parë): Qemajl Mustafa, Hazbije Sadiku, Izmi Zeka, Sabri Tahiri, Bujar Nevzati, Xhyzide Ismaili, Ejup Uruqi, Sami Hoxha, Salihe Mustafa, Rahim Azemi, Ejup Qerimi, Azem Mujku, Florina Zymberi.

AAK-ja siguroi dy mandate: Fadil Gashi, Shaban Rexhepi, ndërsa PQLK-ja, e cila në mandatin e parë përfaqësohej me një këshilltar (Hetem Bajrami), nuk arriti të hyjë në Kuvend.

Komuniteti serb, ndërkaq, siguroi tri vende: Bozhidar Periq (nënkryetar për komunitete), Sasha Millosheviq dhe Dragan Petkoviq.

Në përbërjen e parë, përfaqësuesit e pakicave ishin emëruar nga UNMIK-u. Turqit dhe romët nuk arritën të sigurojnë vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend Komunal.

Përfaqësimi gjinor u rrit nga 3, sa ishte në mandatin e parë, në 12 mandate.

Këta pra ishin 41 vendimmarrësit e Gjilanit, në përbërjen e dytë, të dalë nga zgjedhjet e vitit 2002.

Në foto janë edhe Enver Muja, kryeshef ekzekutiv dhe Bob Simons, administrator ndërkombëtar i UNMIK-ut./MediaFokus/