Ky kandidat për kryetar të Bujanocit po cilësohet Real Madrid i Luginës
Cili kandidat i APN-së për kryetar komune në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është duke u vlerësuar si “Real Madridi” për faktin se është duke fituar nëpër gjitha sondazhet kredibile në Luginë, shkruan bujanoci sot.
Politikanëve të Bujanocit është duke ua “dribluar” sondazhet kandidati i APN-së i cili është duke u përkrahur më shumë se çdo kandidat që ka pasur komuna e Bujanocit deri më sot.
Fryma e madhe për ndryshim në Bujanoc e ka kapluar të gjithë qytetin.
Kandidatët e subjekteve tjera shihen në stres e presion edhe nga deklaratat dhe veprimet e tyre, sepse janë duke e parë ndryshimin në Bujanoc dhe ata nuk po mund ta ndalin.
Pajaziti po cilësohet si “Real Madridi” i politikanëve nga qytetarët e komunës së Bujanocit, në kuptimin e fitoreve të njëpasnjëshme.

