Cima kur ishte 5-vjeç, foton e ka publikuar vajza Adelina
Adelina Thaçi i ka hapur arkivat e albumeve familjare, ku gjenden foto të hershme të babait të saj, Rasimit, i cili vdiq këro ditë nga koronavirusi.
Vdekja e humoristit të njohur kosovar, pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe miqtë dhe mbarë shqiptarët, të cilët ndër breza janë rritur me skeqet e tij.
Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, në rikujtim të babait të saj, ka sjellë fotografi të ndryshme të Cimës.
Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi të rrallë, ku Rasimi ishte vetëm pesë vjeç.
“Babi 5 vjeq”, ka shkruar Adelina sipër fotos, teksa e kujton me krenari e me mall aktorin e ndjerë.

