Çitaku: Në momentin kur ka një “POR” pas vrasjes së një gruaje, nuk është më dënim
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me rastin e vajzës 18-vjeçare nga Ferizaj, e cila dyshohet se u keqtrajtua për vdekje.
Çitaku ka shkruar në Twitter se në momentin kur ka një “POR” pas vrasjes së një gruaje, nuk është më dënim, është arsyetim.
Në momentin kur ka një POR, pas vrasjes së një gruaje, nuk është më dënim, është arsyetim. #TURP
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) August 23, 2021

