Civilizimi është në prag të një të ardhme të tmerrshme
Faton Kurti
Sipas hulumtimeve të shkenctarëve, këto janë disa nga kërcënimet kryesore për gjendjen e mjedisit:
Popullsia njerëzore deri më sot ka arritur në 7.8 miliardë, që është dy herë më shumë se sa kishte më 1970 dhe, deri në 2050 ka të ngjarë të arrijë rreth 10 miliardë. Më shumë njerëz do të thotë më shumë pasiguri ushqimore, shkatërrim i tokës, rritje e ndotjes plastike dhe rënie e biodiversitetit.
Dendësia e lartë e popullsisë gjithashtu i bën pandemitë më të mundshme.
Biomasa e bimësisë është përgjysmuar që nga revolucioni bujqësor, rreth 11,000 vjet më parë. Në total, njerëzit kanë ndryshuar pothuajse dy të tretat e sipërfaqes së Tokës.
Gjatë 500 viteve të fundit, rreth 1.300 zhdukje speciesh janë dokumentuar dhe shumë më tepër nuk janë regjistruar.
Kërcënohet globalisht me zhdukje për rreth një milion specie bimore dhe shtazore.
Në 300 vitet e fundit, rreth 85% e ligatinave të botës janë zhdukur dhe, më shumë se 65% e oqeaneve janë të rrezikuar deri diku.
Në më pak se 200 vjet, zonat e mbulimit të koraleve të gjalla në shkëmbinj nënujorë janë përgjysmuar, ndërsa niveli i barit të detit ka rënë me 10% në dekadë gjatë shekullit të kaluar.
Rreth 40% e pyjeve të mëdha të algave janë bërë dukshëm më të dobëta, ndërsa numri i peshqve të mëdhenj grabitqarë ka rënë në më pak se 30% në rreth 100 vjet.

